LAJMI I FUNDIT:

Kamioni godet këmbësoren në Fushë Kosovë (Foto)

Kamioni godet këmbësoren në Fushë Kosovë (Foto)

Një këmbësore ka marrë lëndime trupore, pasi sot është goditur nga një kamion në Rrugën Prishtinë-Pejë në Fushe Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën kryesore në Fushë Kosovë, në afërsi të shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 09:30 në rrugën Pejë – Prishtinë një këmbsore është goditur nga një kamion. E lënduara është dërguar ne emergjencë përderisa njësitet policore të trafikut po merren me procedurat e vend shikimit dhe ato hetimore lidhur me rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Hoxha.

Në fotografitë që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes shihet se këmbësorja është goditur në vendkalimin për këmbësor./Telegrafi/