LAJMI I FUNDIT:

“Kamerat e Netflix ishin aty dhe ai filloi të qajë, është i pari që sulmon rivalët”, legjenda akuzon sërish Vinicius Juniorin

“Kamerat e Netflix ishin aty dhe ai filloi të qajë, është i pari që sulmon rivalët”, legjenda akuzon sërish Vinicius Juniorin

Portieri legjendar paraguaian, Jose Luis Chilavert ka folur edhe një herë për Vinicius Jr, këtë herë në një radio argjentinase dhe ka shpjeguar fjalët e tij ku e quajti lojtarin e Real Madridit “homoseksual”.

“Pan y circo (bukë dhe cirk). Është i pari në ofendimin dhe sulmin ndaj rivalëve. Vinicius, mos u bëj ped*er, futbolli është i destinuar për burra”, shkroi ai.


Kanë kaluar tre ditë nga ky mesazh që ai ka publikuar në platformën X dhe deklaratat që ka dhënë tani në radion argjentinase ‘Splendid AM.

Disa deklarata që kanë ardhur për të shpjeguar atë koment për konferencën për shtyp të Vinicius Junior në Valdebebas në prag Spanjë – Brazil.

“Mos u bë homoseksual, futbolli është për burra", portieri legjendar 'gozhdon' Viniciusin
Lexo po ashtu “Mos u bë homoseksual, futbolli është për burra", portieri legjendar 'gozhdon' Viniciusin

“Nuk ka nevojë të shtrembërohen gjërat”

“Pse ishte e fortë ajo që i thashë Viniciusit? Sepse kisha sens të shëndoshë? Pse fillon të qajë?”, e nis duke pyetur veten ish-portieri i Real Zaragoza dhe Racing Strasbourg.

“Ai tha se do që zezakët të mund të jetojnë më mirë, ndaj çfarë duhet të bëjmë ne të bardhët? A duhet të bëjmë vetëvrasje? Cila është çështja? Nuk duhet t’i shtrembërojmë gjërat”, shtoi ai.

“Diskriminimi ekziston në Argjentinë, në Francë, në botë. Kur mbërrita nga Paraguai më thanë se po vdisja nga uria, se po vjedhja para”.

Shpjegimi i mesazhit të tij të ashpër

Edhe pse kjo shpjegoi vetëm kontekstin, Chilavert shpejti doli me shpjegim më të thellë duke akuzuar më shumë brazilianin.

“Ajo që unë vendosa në Twitterin tim është se futbolli është për burra. Kur në Paraguai themi mos u bëni pe*er, nuk është aspak nënçmuese”.

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes
Lexo po ashtu "Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

“Kamerat e Netflixit ishin aty dhe ai fillon të qajë. Çfarë i ka mbetur një mashkulli tjetër me ngjyrë që fiton 300 dollarë dhe duhet të ushqejë 4 fëmijë? Ai luan për Real Madridin. Përveç kësaj, ai është i pari që sulmon rivalët”.

Një kritikë që rihapet duke i lënë një pyetje lojtarit: “Kur policia braziliane rrahu për vdekje tifozët argjentinas dhe Bocan, ku ishte Vinicius, i cili është shembull i liderëve të Brazilit? Ata rrahën djemtë, gratë dhe veteranët. Kur të goditën, çdo gjë është në rregull, por pastaj nuk i respekton dhe ata fillojnë të qajnë”, përfundon portieri legjendar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori