LAJMI I FUNDIT:

Kaluan kufirin afër Merdarës, policia serbe arreston dy qytetarë të Kosovës

Kaluan kufirin afër Merdarës, policia serbe arreston dy qytetarë të Kosovës

Dy qytetarë të Podujevës janë arrestuar të shtunën nga policia serbe.

Siç bëhet e ditur nga policia e Kosovës, ata dyshohet se kanë dalë pavetëdije në territorin e Serbisë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se arrestimi i tyre është bërë gjatë ditës së djeshme dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme.

Hoxha thotë se dalja në territorin serb mund të ketë ndodhur për shkak të mjegullës, afër kufirit në Merdarë.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë ç’orientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalë në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pike kalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin në fjalë, ndërkaq nuk janë dhënë detaje tjera./Telegrafi/