Reperët Fero dhe Majk kanë bashkuar forcat për herë të parë në një projekt muzikor të përbashkët.

Dyshja kanë publikuar këngën me titull “Kalle”, e cila është lansuar e shoqëruar edhe me videoklip.


Screenshot/YouTube

Për tekstin janë kujdesur vetë Fero dhe Majk, duke sjellë stilin e tyre karakteristik në projekt.

Me ritëm veror dhe atmosferë energjike, “Kalle” pritet të jetë një nga projektet që do të dëgjohet shumë gjatë sezonit të verës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com