LAJMI I FUNDIT:

Kalimtarët e rastit nxjerrin të gjallë 5-vjeçaren që kishte ngecur nën tren, për të shpëtuar ajo babai i saj kishte sakrifikuar veten

Kalimtarët e rastit nxjerrin të gjallë 5-vjeçaren që kishte ngecur nën tren, për të shpëtuar ajo babai i saj kishte sakrifikuar veten

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar opinionin në SHBA e në veçanti banorët e New Yorkut, që ishin dëshmitarë të momentit kur një vajzë 5-vjeçe nxirret e gjallë pasi kishte rënë nën tren derisa babai i saj kishte humbur jetën duke tentuar ta shpëtojë.

Babai i vajzës emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur kërceu para trenit numër katër në Bronx, transmeton Telegrafi.


E siç raporton New York Post, 45-vjeçari po mbante në krahasor bijën e tij kur ndodhi incidenti në stacionin e trenit Kingsbridge. Ai është shpallur i vdekur në vend të ngjarjes, kurse e bija e tij ka mbijetuar.

Siç shihet në video dy burra e nxjerrin nga treni. Bëhet fjalë për Cesar Dominguez, 29-vjeç, që së bashku me një mik e nxorën vogëlushen që kishte ngecur nën tren. /Telegrafi/