LAJMI I FUNDIT:

Ka fituar trofe me të dyja skuadrat, Benitez parashikon fituesin e duelit Inter – Liverpool

Ka fituar trofe me të dyja skuadrat, Benitez parashikon fituesin e duelit Inter – Liverpool

Fitoi Superkupën e Italisë dhe Botërorin për Klube në krye të zikaltërve. Pavarësisht se u shkarkua pas disa muajsh, Rafa Benitez mbeti i lidhur me Interin. Dy ditë para ndeshjes mes kampionëve të Italisë dhe Liverpool-it,

Ish-trajneri i të dyja skuadrave ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sport.


Benitez, çfarë ndeshjeje prisni të mërkurën në “San Siro”?

Dy skuadra me numra të ngjashëm do të përballen me njëra-tjetrën. Si për golat e shënuar, goditjet në portë dhe posedimin e topit janë superiore ndaj formacioneve të tjera në ligat e tyre përkatëse. Liverpool do të ketë në krah forcën dhe intensitetin që karakterizon të gjitha ndeshjet e Premier League; Interi do të fokusohet në taktikat, që mbretërojnë në Itali, për të nxjerrë në pah mangësitë e kundërshtarit.

Shumë e vënë në dukje Liverpoolin si favorit…

Interi nuk arriti rastësisht në 1/16 finale të Champions-it. Është një ekip që di gjithmonë se çfarë të bëjë në fushë dhe është i mirë për të përfituar nga dobësitë e të tjerëve. 3-5-2 i tij është një skemë që mund të krijojë vështirësi për skuadrat që nuk janë mësuar të përballen me të. Nga ana tjetër, megjithatë, është një Liverpool me 4-3-3, sulmues, që ka agresionin dhe intensitetin armët më të mira të tij. Nuk pres një përballje të dyfishtë me një rezultat të parashikueshëm, por dy ndeshje interesante, në të cilat do të mbizotërojë kush do të ketë kontrollin e topit. Të dyja skuadrat kanë cilësi dhe teknikë për ta mbajtur topin dhe për t’i bërë të tjerët të vrapojnë.

Nëse do të ishe Inzaghi, a do të shqetësoheshe për treshen Salah, Firmino dhe Mané?

Unë do të shqetësohesha nga ata, por edhe nga Diogo Jota, sepse gjithmonë bën lëvizjet e duhura dhe arrin te goli me lehtësi të madhe. Ata të katër përpara janë me të vërtetë të fortë dhe të frikshëm. Megjithatë, Liverpool ka gjithashtu mbrojtës të krahut, që janë të zotë në sulm dhe në krosime të përsosura. “Reds” janë të rrezikshëm në topa joaktivë me Van Dijk dhe Matip, mund të llogarisin një mesfushë që ka forcën, intensitetin dhe cilësinë e Fabinhos. Ata mund të presin lart dhe të të vënë në telashe me fizikun e tyre, shto këtu instinktin e sulmuesve për të shënuar. Nuk janë një skuadër e lehtë për t’u ndalur.

Çfarë përshtypje ju ka lënë Interi së fundi?

Kundër Milanit humbi për shkak të një fikjeje tre minutëshe, në të cilën pësoi dy gola, por kishte bërë gjithçka për ta fituar ndeshjen. Nëse do t’ia dilte, nuk do të kishte vjedhur asgjë. Ndonjëherë ndeshjet marrin kthesa të çuditshme. Zikaltërve iu ndodhi kjo në derbi. Interi ka një ekip të fortë dhe të ekuilibruar, falë mikut tim Piero (Ausilio). Herë pas here komunikojmë, flasim gjithmonë me kënaqësi.

A ju pëlqen Inzaghi si trajner?

Shumë. Ai është një trajner me ide të qarta, që shkon në kërkim të golit. Kjo ndodhi me Lazion dhe tani ndodh me Interin. Të vinte pas Conte, i cili kishte fituar titullin, nuk ishte e lehtë, por ai besoi. Trajner shumë i mirë për të gjetur harmoninë e duhur në grup dhe mbi të gjitha për të marrë rezultate të shkëlqyera.

Interi shënon me më shumë lojtarë se Liverpool, megjithëse Dzeko dhe Martinez janë golashënuesit më të mirë…

Zikaltrit shënojnë me më shumë elementë, sepse kanë një lojë që përfshin të gjithë grupin. Kjo është një gjë pozitive. Për sa i përket dyshes sulmuese, më duket se Dzeko dhe Martinez plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte. Edin tërhiqet për t’i dhënë frymë manovrës, Lautaro sulmon në thellësi.

Çfarë i mungon Martinezit për të hedhur “hapin” e fundit dhe për t’u bërë top-lojtar?

Ai është tashmë në nivele të larta dhe po bën shumë mirë. Kam parë që ka disa ndeshje në Serie A pa shënuar, por luan në një ekip shumë të fortë dhe nëse e ruan këtë nivel, kur do të ketë edhe më shumë përvojë, performanca e tij do të rritet më tej.

Le të vijmë tek ju: çfarë kujtimi ju ka mbetur nga Interi?

Gjithmonë i njëjti ose ata dy tituj të fituar në pak muaj, pa mundësi shpenzimi parash në treg (duke iu referuar lojtarëve të premtuar dhe të pa blerë). Ishte një situatë e veçantë, të cilën nuk e prisja kur nënshkrova. Megjithatë, kështu shkoi dhe është e kotë t’i kthehemi. Fakti mbetet që fituam, gjëja më e rëndësishme për tifozët dhe për historinë e klubit.

Është koha për parashikime: kush do ta fitojë kampionatin italian?

Interi ka pasur rregullsi të madhe dhe nëse vazhdon kështu, ka shanse të shkëlqyera për të fituar titullin. Në fillim të vitit 2022, tashmë është përballur me kundërshtarë të ashpër si Lazio, Atalanta, Milan dhe Napoli. Këtë sezon, Serie A është e balancuar. Napoli dhe Milani kanë një shans.

Inter-Liverpool, kush kualifikohet? Për forcën e ligës angleze, jap 51% shanse për Liverpool dhe 49% për Interin. Sidoqoftë, është një përballje më e ekuilibruar nga sa mund të mendojnë shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori