LAJMI I FUNDIT:

Juventusit i duhet edhe një pikë për titull, Allegri: Festa më mirë pas ndeshjes me Ajaxin

Juventusit i duhet edhe një pikë për titull, Allegri: Festa më mirë pas ndeshjes me Ajaxin
Massimiliano Allegri . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Juventusi do të luajë me Spalin të shtunën si mysafirë, ku i duhet vetëm një pikë që të shpallet kampion, edhe shtatë javë pa u mbyllur kampionai. 

Trajneri Massimiliano Allegri u ka kërkuar futbollistëve që të mos mendojnë për titull dhe të përqendrohen për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve. Ai tregoi se shumë yje do të pushojnë për ndeshjen me Spalin.


Frenkie de Jong e Bernardeschi . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Ndaj Spalit nuk do të jetë e lehtë, pasi është një skuadër që ka fituar të dy ndeshjet e fundit në fushën e saj, përfshi këtu edhe përballë Romës”.

“Megjithatë do të preferoja që festa e titullit të vinte pas ndeshjes me Ajaxin, pasi tani të gjithë duhet të mendojmë për sfidën e së martës dhe ta mbyllim me sukses”.

“Ronaldo nuk do të jetë, pasi nuk kem pse ta rrezikojmë. Pastaj, duke pasur parasysh rëndësinë e sfidës së të martës, disa lojtarë nuk do të jenë ndaj Spalit”.

Ronaldo e De Ligt. (Fhoto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“ Do të luajë Kean, ndërsa në fushë mund të shkojë edhe ndonjë prej të rinjve Nicolussi e Coccolo”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/