LAJMI I FUNDIT:

Juventusi zbulon detajet financiare të transferimit të Kean te Evrtoni

Juventusi zbulon detajet financiare të transferimit të Kean te Evrtoni

Juventusi ka konfirmuar detajet financiare të transferimit të Moise Kean në Everton, ku thuhet se transferimi ka kushtuar 27.5 milionë plus 2.5 milion euro bonuse.

Shifra e transferimit të sulmuesit italian është dukshëm më e ulët sesa ajo që u raportua me 30 milionë euro transferim dhe 10 milionë tjera bonuse.

Është vet klubi italian që bërë publike shifrat e transferimit me anë të një njoftimi në faqet e tyre zyrtare.

Zyrtare: Moise Kean nënshkruan me Evertonin
Lexo po ashtu Zyrtare: Moise Kean nënshkruan me Evertonin

Një deklaratë nga Bianconerët konfirmuan se pagesa do të bëhet me tri këste dhe gjeneron një fitim prej 22.5 milionë në bilancin e klubit të tyre.

Ai është një produkt i akademisë së tyre, kështu që ka edhe pagesa ‘solidariteti’, dhe mund të merret vetëm një komision për agjentin Mino Raiola.

Reprezentuesi 19 vjeçar i Italisë nënshkroi sot një kontratë pesë-vjeçare me skuadrën e Ligës Premier, Everton.

“Juventusi njofton se është arritur një marrëveshje me Evertonin për regjistrimin e lojtarit Moise Bioty Kean për një shifër prej 27.5 milionë të pagueshme në tri vite financiare”.

Formacioni i Evertonit që mund të sfidojë për një vend në top katër të Ligës Premier këtë edicion
Lexo po ashtu Formacioni i Evertonit që mund të sfidojë për një vend në top katër të Ligës Premier këtë edicion

“Çmimi mund të rritet për 2.5 milion euro tjera për arritjen e kushteve të dhëna gjatë kohëzgjatjes së kontratës”.

“Efekti ekonomik është pozitiv për rreth 22.5 milionë, pa kontribut solidariteti dhe shpenzime ndihmëse”, thuhet në njoftimin e Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori