LAJMI I FUNDIT:

Juventusi tenton t’i shesë pesë lojtarët në Ligën Premier

Juventusi tenton t’i shesë pesë lojtarët në Ligën Premier

Juventusi është duke tentuar t’i shesë lojtarët që nuk janë në planet e tyre në Ligën Premier, përfshirë këtu, Aaron Ramseyn, Douglas Costan, Alex Sandro, Federico Bernardeschin dhe Mattia Perinin.

Biankonerët duan që të largojnë këta emra, derisa Andrea Pirlo do u konfirmojë largimin edhe lojtarëve si Gonzalo Higuain e Sami Khedira, gjersa Blaise Mautidi ka kaluar tashmë te Inter Miami.


Trajneri i sapo emëruar po tenton të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadër, në mënyrë që të tentojë të fitojë Ligën e Kampionëve në edicionin e ri.

La Gazetta dello Sport raporton se Juventusi do të heq dorë nga Ramsey, me lojtarin që ka kaluar vetëm një sezon në Serie A.

Torinezët shpresojnë që të fitojnë 25 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa në garë për të janë skuadra si, Manchester United, West Ham dhe Crystal Palace.

Për Alex Sandron i interesuar është Manchester City, derisa Djajtë e Kuq janë në garë edhe për Bernardeschin e Dogulas Costan.

Wolverhampton Wanderers është po ashtu në garë për Bernardeschin, ndërsa Fulhami tenton transferimin e Perinit për 12 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori