LAJMI I FUNDIT:

Juventusi do të je jetë klubi i fundit i karrierës mbresëlënëse të Ronaldos

Juventusi do të je jetë klubi i fundit i karrierës mbresëlënëse të Ronaldos
Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka thënë se Juventusi do të jetë klubi i fundit i portugezit dhe është i kënaqur që lojtari vendosi t’i bashkohej kampionit italian.

Zonja e Vjetër e ka transferuar superyllin botëror të futbollit nga Real Madridi, ndërsa 33-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri.


Fanella e Ronaldos (Foto: Twitter/Arjun Pradeep)

“Jam shumë i kënaqur për Cristianon”, ka thënë Mendes për Sport.

Lajmet për Mendes
Lexo po ashtu Lajmet për Mendes

“Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit dhe jam i kënaqur që e mori këtë vendim. Me këtë skuadër, ai do ta mbyllë karrierën e tij të mrekullueshme”.

“E falënderoj Andrea Agnellin në veçanti për vendosmërinë e tij dhe vullnetin për të negociuar me Real Madridin dhe po ashtu e falënderoj Beppe Marottan për profesionalizmin e tij”, ka deklaruar Mendes.

Fotomontazh: Ronaldo me fanellë të Juves

Ronaldo i kaloi nëntë vitet e fundit te Real Madridi duke fituar gjithçka që mund të ëndërrojë një lojtar, edhe atë më shumë se një herë.

Para Los Blancos, në nivel profesional, CR7 ka luajtur edhe për Manchester Unitedin dhe Sportingun e Lisbonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori