LAJMI I FUNDIT:

Juventusi do ta ndërpresë kontratën e Pogbas menjëherë pasi t’i konfirmohet dënimi

Juventusi do ta ndërpresë kontratën e Pogbas menjëherë pasi t’i konfirmohet dënimi

Mediumi i njohur italian Gazzetta Dello Sport, shkruan se Juventusi do të ndërpresë kontratën me Paul Pogban, menjëherë pas zyrtarizimit të pezullimit të mesfushorit.

Francezi rezultoi pozitiv me testosteron në një kontroll antidoping të kryer pas një ndeshje me Udinesen, në gusht të këtij viti, edhe pse ai nuk luajti fare.

Objektivi i klubit është të negociojë me lojtarin për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të shkojë drejt ndërprerjes së njëanshme të kontratës.


Pogba ‘injoroi’ derbin e Italisë, ai zgjodhi të përcjellë Çmimin e Madh të Formula 1
Lexo po ashtu Pogba ‘injoroi’ derbin e Italisë, ai zgjodhi të përcjellë Çmimin e Madh të Formula 1

Pogba është pezulluar që nga 12 shtatori dhe Prokuroria Antidoping ka kërkuar pezullim për katër vjet.

Mbrojtja e lojtarit do të dëgjohet në janar dhe beson se do të jetë e mundur të ulet dënimi në dy vjet.

Sapo të mësohet dënimi, klubi i madh italian do të ndërpresë kontratën që Pogba nënshkroi në verën e vitit 2022, me vlerë 8 milionë euro në vit, deri në vitin 2026.

Doli pozitiv në doping, prokurorët kërkojnë dënim prej katër vjetësh për Pogban
Lexo po ashtu Doli pozitiv në doping, prokurorët kërkojnë dënim prej katër vjetësh për Pogban

Që nga pezullimi, Juventusi e ka paguar lojtarin me minimumin e lejuar nga kontrata kolektive e punës së lojtarëve, rreth 2 mijë euro në muaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Ndërkombëtare

"Yamal duhet të ndalohet të luajë" - ylli i Spanjës zë në befasi të gjithë me deklaratën për Laminen

Përfaqësueset
Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Përfaqësueset
Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas

Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas

Përfaqësueset

"Ku është Musiala?", Morata elektrizon tifozët spanjollë me prezantimin e Carvajalit para tyre

Përfaqësueset
Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij

Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij

La Liga
Kalo në kategori