LAJMI I FUNDIT:

Pogba ‘injoroi’ derbin e Italisë, ai zgjodhi të përcjellë Çmimin e Madh të Formula 1

Pogba ‘injoroi’ derbin e Italisë, ai zgjodhi të përcjellë Çmimin e Madh të Formula 1

Paul Pogba ka ndezur polemika pasi vendosi të përcjellë Çmimin e Madh të Formula 1 në Abu Dhabi, në vend që të jetë prezent në Derby d’Italia të Juventusit me Interin.

30-vjeçari është suspenduar për më shumë se dy muaj e gjysmë, pasi rezultoi pozitiv në një test dopingu, pas fitores së Juventusit ndaj Udineses më 20 gusht.


Pogba kërkoi një test të dytë por edhe i dyti konfirmoi praninë e DHEA, një hormon që rrit prodhimin natyral të testosteronit.

Ai tani është duke përgatitur dëshmi për mbrojtjen e tij në një rast që mund të çojë në një pezullim deri në katër vite.

Siç është raportuar nga mediumi italian Tuttosport, Pogba nuk ishte në tribunat e “Allianz Stadium” në barazimin me rezultat 1-1 të Juventusit me Interin të dielën në mbrëmje, pasi në vend të kësaj ai vendosi të udhëtojë në Abu Dhabi për të parë nga afër Çmimin e Madh të Formula 1, së bashku me ish-bashkëlojtarin e tij, Patrice Evra.

Pogba iu bashkua Juventusit në korrik të vitit të kaluar si transfer i lirë nga Manchester United, por nuk ka mundur të luajë në shumicën e ndeshjeve kryesisht për shkak të lëndimeve të shumta me të cilat është ballafaquar prej se u rikthye në Itali.

Ky gjest i tij nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e “Zonjës së Vjetër”, të cilët ishin të pakënaqur me vendimin e tij për të mos përkrahur ekipin në ndeshjen më të rëndësishme të tyre deri më tani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori