LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i së ardhmes – Allegri mbështet te Dybala dhe Chiesa

Juventusi i së ardhmes – Allegri mbështet te Dybala dhe Chiesa

Paulo Dybala dhe Federico Chiesa duket se janë në marrëdhënie të mira brenda dhe jashtë fushës, ndërsa Massimiliano Allegri mbështetet tek dyshja për t’u ngjitur në tabelën e Serie A.

Ylli italian dhe ai argjentinas, ishin lojtarët kryesorë në fitoren 4-2 të Juventusit ndaj Zenit të martën.


Dybala shënoi dy herë dhe asistoi një herë, ndërsa Chiesa shënoi një gol të bukur me solo aksion, dukë bërë që me golat e tyre Juventusi të fitonte një vend në mesin e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar në fazën e grupeve.

Ata duket se janë në marrëdhënie shumë të mira si brenda dhe jashtë fushës dhe kjo dëshmohet edhe në postimin e Chiesas në Instagram, ku dyshja shihen të përqafuar.

Dybala, 27 vjeç, është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon me gjashtë gola dhe katër asistime në 10 paraqitje në të gjitha garat.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratën të re me Bianconerët pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2022.

Chiesa, 24 vjeç, shënoi tre gola dhe asistoi dy herë në 12 paraqitje dhe ka luajtur në shumë role këtë sezon: si sulmues i djathtë ose i majtë, por edhe si sulmues.

Allegri mbështetet tek Chiesa dhe Dybala për t’u ngjitur në tabelën e Serisë A.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm, është më i pjekur dhe tani po përmirësohet sepse ka qëndrimin e duhur në stërvitje. Duhet të jetë gjithmonë kështu, ne stërvitemi ashtu siç luajmë dhe luajmë ashtu siç stërvitemi”, ka thënë Allegri për Dybalan gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Juventus ndodhet në vendin e 9-të në tabelën e Serie A, tre pikë larg rivalit të tyre të ardhshëm, Fiorentina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori