LAJMI I FUNDIT:

Juventusi po mendon transferimin e Tolissos

Juventusi po mendon transferimin e Tolissos

Corentin Tolisso është nxjerr në listën e transferimeve nga gjiganti gjerman Bayern Munich.

Mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Julian Nagelsmann dhe është gati të largohet nga Munichu.


E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit italian, Serie A.

Gjiganti italian, Juventus është duke kërkuar një mesfushor dhe ka kontaktuar Bayernin për Tolisson.

Duke parë vështirësitë që po hasin për të nënshkruar me Manuel Locatellin, trajneri Massimiliano Allegri duhet të kënaqet me Tolisson.

27-vjeçari mund të largohet nga Bayerni nëse paguhet shuma prej 30 milionë eurove.

Gjithsesi interesim për francezin kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Manchester United e West Ham United. /Telegrafi/