LAJMI I FUNDIT:

Juventusi përshëndetet me Dybalan dhe falënderon argjentinasin për shtatë vite të paharrueshme

Juventusi përshëndetet me Dybalan dhe falënderon argjentinasin për shtatë vite të paharrueshme

Paulo Dybala është larguar zyrtarisht nga Juventusi pas shtatë vitesh qëndrim në Torino.

Sulmuesi argjentinas kaloi vite të mrekullueshme me torinezët, ku arriti të fitoj edhe pesë tituj të kampionit në Serie A.

28-vjeçari ka mbetur lojtar i lirë pasi nuk arriti marrëveshje me drejtuesit e klubit për një kontratë të re.

Tanimë Juventusi ka zyrtarizuar largimin e argjentinasit duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë me fanellën bardhezi.

“Faleminderit Paulo. Dybala mbërriti në Torino si një futbollist i ri, i talentuar dhe tani i jep lamtumirën Juventusit, duke marrë me vete një përvojë të madhe që e ka bërë atë kampionin që është tani. Shtatë vite bardhezi për Paulon, ku zhvilloi 293 ndeshje zyrtare dhe shënoi 115 gola e dhuroi 45 asistime dhe 12 trofe të fituar”.

“Tani karriera e tij do të vazhdojë jashtë Torinos. Këto numra, nëse shqyrtohen në detaje, tregojnë shumë nga historia e përbashkët që kishim ne si klub dhe lojtari”.

“Paulo është në vendin e nëntë në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në historinë e Juventusit në të gjitha garat; ai është golashënuesi i dhjetë më i mirë në Serie A, i treti i të gjitha kohërave për Juventusin në Evropë me 18 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve”.

“Dybala është lojtari që ka shënuar më së shpeshti në Allianz Stadium (68 gola) në të gjitha garat dhe është juventini që ka shënuar më së shumti gola nga jashtë zonës (25 gola) në Serie A”.

“Shtatë vitet e përbashkëta nuk përbëheshin vetëm nga gola dhe fitore, por kishte shkrepje aftësish, netë të paharrueshme dhe paraqitjeme cilësi absolute. Dhe për gjithë këtë ne do ta falënderojmë gjithmonë. Fat i mirë, ose duhet të jetë kështu, pafund, Joya”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori