LAJMI I FUNDIT:

Juventusi në gjyq ‘sulmon’ faqen e njohur ‘Transfermarkt’ për t’u mbrojtur prej akuzave për kontabilitet të rremë – prokuroria është bazuar në çmimet e lojtarëve nga kjo faqe

Juventusi në gjyq ‘sulmon’ faqen e njohur ‘Transfermarkt’ për t’u mbrojtur prej akuzave për kontabilitet të rremë – prokuroria është bazuar në çmimet e lojtarëve nga kjo faqe

Në Itali është duke u zhvilluar një gjyq për fitime të rreme kapitale të klubeve, ku në bankën e të akuzuarve është edhe Juventusit, që në seancën e fundit kanë ‘sulmuar’ faqen Transfemarkt dhe vlerat e tregut të vendosura nga kjo platformë e famshme.

Reklama

Juventusi dhe 10 klube të tjera profesionale italiane po akuzohen, por Prokuroria ka kërkua vetëm gjoba dhe ndalim për drejtuesit bardhezi, duke mos kërkuar heqje pikësh, apo largim nga elita.

Prokurori kërkoi një gjobë prej 800,000 euro për klubit, por edhe drejtorët: Presidentit Andrea Agnelli (12 muaj skualifikim), Cherubini (6 muaj e 20 ditë skualifikim) Nedved , Arrivabene dhe shumë prej anëtarëve të bordit (8 muaj).

Siç raporton ‘Calcio e Finanza’, avokatët e klubit bardhezi po tentojnë të hedhin  poshtë pretendimet e prokurorisë, duke e bërë të pamundur përcaktimin e vlerës objektive të një lojtari.

“Cili është çmimi në treg i një futbollisti?”, kanë pyetur nga Juventusi. “A mund të vendoset një çmim i njëjtë për çdo futbollist?”, argumentuan ata.

Në anën tjetër sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, një tjetër element mbi të cilin po mbrohet Juventusi, është se prokuroria ka përdorur faqen e internetit Transfermarkt (me origjinë gjermane) si mjet për të përcaktuar vlerat e tregut të futbollistëve.

Avokatët e Juventusit i kanë tërhequr vëmendjen Gjykatës për disa elementë që vënë në dyshim besueshmërinë dhe të dhënave të Transfermarkt.

Në veçanti, morën shembull një intervistë që Martin Freudl, i cili kujdeset i vetëm për të gjithë Bundesligën për Transfemarkt, publikoi në portalin holandez ‘Follow the Money’: “Unë kaloj një pjesë të kohës time të lirë në shtëpi në kompjuterin tim, dhe më pas futbolli i merr seriozisht këto vlerësime… Është joreale, unë jam punonjës social, i bëj këto gjëra për Transfermarkt për argëtim, ndërsa industria e futbollit lëviz miliona”.

Juventus dëshiron të tregojë se është e pamundur të përcaktohet vlera e tregut të një futbollisti dhe se më pak mund të merret parasysh si referencë një faqe interneti që mund t’i bindet çdo interesi të palëve të dyta ose të treta. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

La Liga
Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

La Liga
Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë  debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Ligat tjera
Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video interesante

Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video interesante

Ligat tjera
Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Kalo në kategori