LAJMI I FUNDIT:

Juventusi merr lajme të mira, lëndimi i Szczesnyt nuk është i rëndë

Juventusi merr lajme të mira, lëndimi i Szczesnyt nuk është i rëndë

Wojciech Szczesny pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Spezias në mesjavë, ku Juventusi fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Portieri polak frikësoi të gjithë, pasi u mendua se bëhej fjalë për një lëndim të rëndë që do ta mbante gjatë jashtë fushave.


Por pas kontrolleve mjekësore, është konstatuar se Szczesny nuk do të mungojë edhe shumë gjatë.

Reprezentuesi i Polonisë do të mbetet jashtë fushave për dy javë dhe pastaj do të rikthehet.

Gjithsesi ai do t’i mungojë Juventusit në dy ndeshje shumë të rëndësishme, këtë fundjavë në udhëtim te Fiorentina.

Përpos ndeshjes së Serie A që do ta humbas, Szczesny nuk do të mund të luaj as në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së.

Rikthimi i polakut në portë pritet të bëhet në sfidën ndaj Salernitanas më 11 shtator. /Telegrafi/