LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mendon transferimin e njërit nga Spinazzola ose Bernardeschi

Juventusi mendon transferimin e njërit nga Spinazzola ose Bernardeschi

Juventusi thuhet se ka shënjestruar njërin nga Leonardo Spinazzola dhe Federico Bernardeschi pasi janë larguar nga Douglas Costa, kur kanë mësuar çmimin e tij.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi nuk është i përgatitur për të përmbushur çmimin e kërkuar nga Bayern Munchen prej 50 milionë eurove për Costan dhe që atëherë kanë ndërhyrë ndaj dyshes së talentuar të Italisë.


Juventusi ofron 45 milionë euro për Federico Bernardeschin
Lexo po ashtu Juventusi ofron 45 milionë euro për Federico Bernardeschin

Gazeta shpjegon se bardhezinjtë kanë ofruar 30 milionë euro plus bonuse për Bernardeschi, por Fiorentina po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Nëse marrëveshja për reprezentuesin italian U-21 nuk arrin të materializohet atëherë Juve do të shikojë në rikthimin e Spinazzolas, huazimi i të cilit te Atalanta ka një vit tjetër për të përfunduar.

Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit në krahun e majtë ndihmuan Atalantan të përfundojë i katërti në Serie A dhe i dhuroi atij një paraqitje për ekipin e parë të Italisë.

Juventusi në negociata për Darmianin
Lexo po ashtu Juventusi në negociata për Darmianin

Spinazzola pranoi vetëm një muaj më parë se ai nuk ndihej i gatshëm për një kthim në Torino, por Gazeta deklaron se ai do të ketë përparësi nëse Alex Sandro do të largohet drejt Chelseat.

Zonja e Vjetër gjithashtu mban nën vëzhgim Danilon, i cili thuhet se është objektiv numër 1 i tyre për të zëvendësuar Dani Alvesin, dhe mbrojtësi brazilian do të kishte zënë vendin e tretë dhe të fundit ekstra-komunitar, duke mos i lënë asnjë mundësi Costas.

Emra të tjerë që konsiderohen nga Juventusi janë Matteo Darmian, Mattia De Sciglio i Milanit, Hector Bellerin i Arsenalit dhe Joao Cancelo i Valencias. /Telegrafi/