LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mendon për Zinedine Zidanen dhe ka gati pagën prej 8 milionë eurove, por problem mbetet Real Madridi

Juventusi mendon për Zinedine Zidanen dhe ka gati pagën prej 8 milionë eurove, por problem mbetet Real Madridi

Andrea Agnelli ka një ëndërr për pozitën e trajnerit dhe ai mbetet Pep Guardiola, por së fundmi është shtuar edhe një emër, ai  i francezit Zinedine Zidane.

Zidane ka fitua tre herë radhazi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por duket se ky sukses nuk do të përsëritet këtë vit.


Për këtë pozitat e Zidanes janë lëkundur javëve të fundit, sidomos pasi eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe është vetëm një hap larg lamtumirës edhe nga Liga e Kampionëve pas humbjes në shtëpi ndaj Manchester Cityt.

Florentino Perez po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të sezonit dhe ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Zidane në anën tjetër flitet për stolin e Juventusit tash e një kohë, ndërsa mediat angleze kanë dhënë edhe detaje, duke shkruar se Agnelli është gati t’i ofrojë  francezit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.

Për Zidanen do të ishte një rikthim te Juve, pasi ai ka luajtur si futbollist në klub dhe gjithmonë e ka cekur dëshirën e tij për rikthim.

Juve ka gjasa të nënshkruajë me Zidanen vetëm nëse ku i fundit shkarkohet, pasi aktualisht ai ka një kontratë deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori