LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kthehet te fitorja, mposht me lehtësi Ferencvarosin

Juventusi kthehet te fitorja, mposht me lehtësi Ferencvarosin

Juventusi ka arritur të fitojë si mysafir i Ferencvarosit me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” e kishte marr seriozisht këtë ndeshje pas humbjes nga Barcelona, duke e nisur në sulm nga minuta e parë.


Goli erdhi pas shtatë minutash lojë, kur Alvaro Morata u gjend më së miri në zonë duke tundur rrjetën për 1-0.

Juventusi kishte edhe dy raste në këtë pjesëlojë me Federico Chiesan dhe Cristiano Ronaldon por nuk arritën t’i konkretizonin.

Në pjesën e dytë Juventusi shënoi edhe tri herë.

Alvaro Morata ngriti epërsinë në 2-0 pas një aksioni të bukur të Juventusit.

Spanjolli doli nga loja për t’i lënë vend Paulo Dybalas, i cili shënoi dy herë, pas dy gabimeve në mbrojtjen e hungarezëve.

Fillimisht argjentinasi gjeti golin në minutën e 73-të, pastaj edhe në minutën e 81-ti.

Ferencvaros gjeti golin e nderit në minutën e fundit të kohës së rregullt me Bolin (4-1).

Deri në fund edhe pse kishte raste, më gola nuk pati, duke bërë që Juventusi të marr fitoren e dytë dhe me gjashtë pikë, tani është në vendin e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori