LAJMI I FUNDIT:

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Beneventos (Video)

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Beneventos (Video)
Juve përmbysi Beneventon, por lajm nuk ishte fitorja, sa fakti se Zonja u gjend në disavantazh ndaj vendit të fundit në tabelë, Foto: Getty Images

Juventusi ka arritur të marr një fitore të madhe në shtëpi ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Beneventos, me rezultat 2-1.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin italian duke iu ofruar në vetëm një pikë liderit, Napoli.


Pjesa e parë foli e gjitha në të mirë të vendasve, por ishin mysafirët ata që gjetën golin e epërsisë me anë të Amato Ciciretti (19’), i cili shënoi për 1-0 një supergol nga goditja e dënimit nga 25 metra.

Momenti i ekzekutimit perfekt të Cicirettit (Getty Images)

Rasti më i mirë i Juventusit në pjesë të parë i takoi Douglas Costas (16’), ku goditi shtyllën, ndërsa rrezikuan edhe Paulo Dybala (41’) dhe Gonzalo Higuain (43’).

Në pjesën e dytë, Zonja e Vjetër u tregua krejtësisht tjetër skuadër, duke shënuar dy gola të shpejt për tu rikthyer epërsinë, ku fillimisht ishte Higuain, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 57-të për 1-1.

Goditja e saktë dhe e fortë e Higuainit barazoi rezultatin (Getty Image)

Goli i epërsisë së Juventusit erdhi në minutën e 66-të të takimi, ku Juan Cuadrado shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Alex Sandros.

Deri në fund të takimit, skuadra e Juventusit arriti të menaxhoj mirë rezultatin dhe në fund arriti të marr një fitore të madhe në shtëpi me rezultat 2-1.

Festa e Cuadrados pas golit të epërsisë (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Juventusi ngritet në pozitën e dytë me 31 pikë, ndërsa Benevento mbetet në pozitën e fundit me zero pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bianconerët udhëtojnë te Sampdoria, teksa Benevento e presin në shtëpi Sassuolon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Kombëtarja e Shqipërisë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari

“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori