LAJMI I FUNDIT:

Juventusi është gati të shesë dy lojtarë për të financuar blerjen prej 70 milionë eurosh

Juventusi është gati të shesë dy lojtarë për të financuar blerjen prej 70 milionë eurosh

Klubet portugeze, Benfica dhe Sporting Lisbona janë të interesuar për Arthur dhe Kaio Jorge të Juventusit , kështu që shitjet e tyre do të ndihmonin Bianconerët të financonin blerjen e Teun Koopmeiners nga Atalanta.

Burime të shumta në Itali pretendojnë se Koopmeiners është objektivi kryesor i mesfushës së Juventusit për sezonin e ardhshëm.


Sipas gazetës Tuttosport, gjigantët e Serie A planifikojnë të sigurojnë nënshkrimin e mesfushorit holandez në afatin kalimtar të verës.

Gazeta me bazë në Torino raporton se çmimi i kërkuar i Atalantës për yllin holandez është rreth 65-70 milionë euro, kështu që Juventusit i duhen disa shitje për të përballuar nënshkrimin e tij.

Sipas raportit, Benfica është e interesuar për mesfushorin brazilian Arthur Melo, i cili aktualisht është i huazuar te Fiorentina, ndërsa Sporting Lisbona dëshiron Kaio Jorge, shënues i tre golave ​​në 16 paraqitje në Serie A te Frosinone.

Nga Chiesa te Soule dhe Koopmeiners - plani i largimeve dhe transferimeve të reja te Juventusi
Lexo po ashtu Nga Chiesa te Soule dhe Koopmeiners - plani i largimeve dhe transferimeve të reja te Juventusi

Tuttosport pretendon se shitja e të dy lojtarëve do ta ndihmonte Juventusin të mblidhte 35 milionë euro, pra gjysma e çmimit të kërkuar të Atalantës për Koopmeiners.

Juventusi ka folur tashmë me agjentin e Koopmeiners, Bart Baving, por më shumë klube janë të interesuara për 26-vjeçarin, përfshirë Tottenhamin dhe Manchester Unitedin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori