LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dhe Higuaini merren vesh që ta ndërpresin kontratën

Juventusi dhe Higuaini merren vesh që ta ndërpresin kontratën

Gonzalo Higuain do të përshëndetet me Juventusin, këtë herë përgjithmonë.

Në orët e fundit ka pasur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës midis Nicolasit, vëllait dhe agjentit të Pipitas dhe drejtuesve të klubit.


Marrëveshja ka ardhur shumë lehtë, ashtu siç ishte pritur dhe kishte garantuar Nicolas Higuain.

“Ne kemi një marrëdhënie fantastike me klubin, nuk do të ketë probleme”, kishte thënë ai dhe ashtu ndodhi.

Juventus dha Pipita janë marrë vesh që klubi të paguajë 50 për qind të pagës (7.5 milionë euro) të parashikuar në vitin e fundit të kontratës.

Sulmuesi e lë Juventusin pas tri kampionateve ku ka shënuar 66 golave, ndërsa pritet të kalojë në SHBA, ku disa klube e duan atje.

Juventuse e bleu nga Napoli në vitin 2016 duke ia paguar klauzolën në vlerë prej 90 milionë euro. /Telegrafi/