Juventusi barazon me yjet e kampionatit korean, në ndeshjen që u shënuan gjashtë gola

Juventusi ka zhgënjyer edhe një herë në miqësoren, të tretën me radhë, duke barazuar 3-3 me Yjet e Koresë së Jugut.
Ndeshja nisi keq për bardhezinjtë të cilët pranuan gol që në minutën e shtatë me Osmar që shënoi për ekipin e Koreano-Jugorëve.
Gjithsesi ky avantazh zgjati vetëm dy minuta pasi në minutën e 9’, mesfushori 21-vjeçar i Juventusit, Simeone Muratore barazoi shifrat në 1-1.
Ndeshja vazhdoi e qetë nga të dyja skuadrat gjatë gjithë pjesës së parë, por goli i dytë për Yjet e Koresë, erdhi në fund të pjesës së parë, Cesinha.
Pjesa e dytë ishte me shumë pak raste për të dyja skuadrat, por me koreanët që shfrytëzonin rastet që iu jepeshin.
Kështu në minutën e 50’, Taggart shënoi për 3-1.
Juventusi arriti të shënojë në minutën e 77-të me Blaise Matuidit, ndërsa pas atër minutash barazoi gjithçka me golin e Matheus Pereiras.
‘Zonja e Vjetër’ nën drejtimin e Maurizio Sarrit, nuk po tregon stabilitet në mbrojtje në tri ndeshjet miqësore të zhvilluara në Azi. /Telegrafi/











































