LAJMI I FUNDIT:

Juventus tashmë e ka të qartë se kush do të jetë zëvendësuesi i Allegrit në stol

Juventus tashmë e ka të qartë se kush do të jetë zëvendësuesi i Allegrit në stol

Sipas raportimeve të fundit nga Franca, trajneri i Bolognës, Thiago Motta, është favoriti kryesor për të zënë vendin e Max Allegrit tek Juventusi sezonin e ardhshëm.

Nuk është një sekret që Motta ka tërhequr interesim të madh nga disa klube të ndryshme, duke përfshirë Milanin, Napolin dhe Barcelonën.


Tani Footmercato ka pretenduar se Juventusi e ka vendosur Thiago Mottën në krye të listës së tyre të dëshirave, për të marrë drejtimin e skuadrës pas përfundimit të epokës së Allegrit.

Kjo gjithashtu i përshtatet sugjerimeve të fundit se Allegri dhe agjenti i tij Giovanni Branchini janë duke pritur klubin para se të dinë nëse ai do të jetë në stol deri në skadimin e kontratës (qershor 2025).

Drejtori sportiv i ‘Zonjës së Vjetër’, Cristiano Giuntoli, është një admirues i madh i Thiago Mottës dhe më herët kishte pasur kontakte me të, më saktësisht gjatë verës, kur Napoli kishte nevojë për një zëvendësues të Luciano Spallettit.

Allegri e turpëron talentin 18-vjeçar: E fut në ndeshje, ai shkakton penallti dhe trajneri italian e largon menjëherë nga fusha
Lexo po ashtu Allegri e turpëron talentin 18-vjeçar: E fut në ndeshje, ai shkakton penallti dhe trajneri italian e largon menjëherë nga fusha

Kontrata e Thiago Mottës me Bolognën skadon në fund të sezonit aktual dhe rinovimi i saj momentalisht duket i pamundur duke marrë në konsideratë interesimin e madh që kanë klubet evropiane për të.

Bologna tashmë gjendet në pozitën e katërt në Serie A pas fitores 2-1 ndaj Atalantas në udhëtim, dhe janë në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori