LAJMI I FUNDIT:

Juventus huazon talentin Dean Huijsen tek Roma

Juventus huazon talentin Dean Huijsen tek Roma

Mbrojtësi i Juventusit, Dean Huijsen, edhe zyrtarisht e ka kompletuar kalimin tek Roma në formë huazimi për gjashtë muaj.

Ani pse Huijsen ishte pjesë e Frosinones dhe mendohej se do ta luante pjesën e mbetur të sezonit nën urdhrat e Eusebio Di Francescos, ai tashmë është bërë pjesë e “Giallorossëve”.


18-vjeçari me shumë mundësi do të marrë më shumë minuta nën urdhrat e Mourinhos si dhe do të jetë në gjendje të luajë gjithashtu edhe në Ligën e Evropës dhe në Kupën e Italisë.

“Unë isha shumë i habitur me mikpritjen që kam marrë. Nuk ishte e vështirë për mua që ta pranojë ofertën e Romës. Unë po i bashkohem një klubi të madh me një trajner të madh dhe me shumë kampionë me të cilët do të kem privilegjin ta ndajë dhomën e zhveshjes. Shpresoj që së bashku do të arrijmë objektivat tonë”, kanë qenë fjalët e para të Huijsen si lojtar i Romës.

Huijsen ishte bërë pjesë e Juventusit pasi paraprakisht ishte pjesë e akademisë së të rinjve tek Malaga në verën e vitit 2021.

Shuma e cila Roma mendohet se ka paguar për transferimin e Huijsen është rreth 650 mijë euro.

Ai e ka bërë debutimin e tij në fitoren me rezuultat minimal 1-0 të Juventusit ndaj Milanit në udhëtim në tetor të vitit të kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori