LAJMI I FUNDIT:

Juve mposht Atleticon dhe siguron vendin e parë në Grupin D

Juve mposht Atleticon dhe siguron vendin e parë në Grupin D
Paulo Dybala (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi e ka mposhtur Atletico Madridin (1-0) në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e siguruar vendin e parë në Grupin D.

Në ndeshjen e zhvilluar në Juventus Stadium, vendasit e mbyllën me epërsi prej një goli pjesën e parë. Rezultati u zhbllokua në minutat shtesë të fraksionit të parë (45’+2) me një gol të mrekullueshëm të shënuar nga Paulo Dybala.


Sulmuesi argjentinas mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar një gjuajtje të lirë dhe goditi nga një kënd thuajse ‘i pamundur’, ndërsa topi përfundoi në portën e Jan Oblak.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mysafirët bënë lojë ofensive në gjysmën e parë të takimit në përpjekje për ta barazuar rezultatin, mirëpo pa sukses. Megjithatë, rastin më të mirë në gjysmën e dytë e pati Federico Bernardeschi, i cili pas një aksioni të krijuar nga vet ai, e goditi shtyllën.

Me 13 pikë të arkëtuara nga pesë ndeshje, Juventusi e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë në Grupin D.

Atletico Madridi akoma nuk e ka siguruar kualifikimin, pasi ka vetëm një pikë më shumë se Bayer Leverkuseni, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori