LAJMI I FUNDIT:

Juve- Barca, kështu duket dy vite pas finales

Juve- Barca, kështu duket dy vite pas finales
BERLIN, GERMANY - JUNE 06: Lionel Messi of Barcelona takes on Leonardo Bonucci and Andrea Barzagli of Juventus during the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Juventus dhe Barcelona do të kenë fatin të përballen me njëra-tjetrën, në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve me 11 dhe 19 prill.

Kjo është një nga super-sfidat që mund të cilësohet edhe si finale e parakohshme, për vetë faktin se të dy ekipet janë nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut.


Hera e fundit që këto ekipe janë ndeshur bashkë, ka qenë pikërisht një finale e Ligës së Kampionëve, ajo e 6 qershorit të 2015-ës, e fituar nga katalanasit, me rezultatin 3-1.

Dy vite më pas, Barcelona ka bërë shumë pak ndryshime dhe Dani Alves është i vetmi futbollist që i mungon formacionit të katalanas, nga finalja e para dy viteve.

Mbrojtësi brazilian u largua këtë verë nga Spanja, për t’u bashkuar pikërisht me Juventusin dhe do të rikthehet si kundërshtar në “Camp Nou”, më 19 prill.

Protagonistët e finales 2015

Por, nëse Barcelona vjen thuajse e njëjtë, nuk mund te thuhet e njëjta gjë për kampionët e Italisë.

Juventusi aktual ka pësuar ndryshime të mëdha nga ekipi finalist i 2015-ës, veçanërisht në mesfushë dhe sulm.

Evra, Pirlo, Pogba, Vidal, Morata dhe Tevez, janë 6 futbollistët që i mungojnë Juventusit të sotëm, por edhe skema e ekipit të Allegrit, nuk është më e njëjta.

4-2-3-1 është rreshtimi që po aplikohet nga torinezët këtë sezon dhe duket se ekipi po funksionon më së miri.

Pjanic, Khedira, Mandzukic, Cuadrado, Higuain dhe Dybala janë titullarët dhe protagonistët kryesorë të këtij revolucioni bardhë e zi dhe do t’ju duhet të tregojnë se mund të triumfojnë në Ligën e më të fortëve, ndryshe nga ekipi i para dy viteve.

A do t’ia dalin dot?

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori