LAJMI I FUNDIT:

Justin Timberlake dhe Jessica Biel festojnë 10 vjetorin e martesës

Justin Timberlake dhe Jessica Biel festojnë 10 vjetorin e martesës

Çifti i njohur, Justin Timberlake dhe Jessica Biel po shënojnë një datë të rëndësishme për ta.

Dyshja festuan 10-të vjet martesë të mërkurën (19 tetor) duke postuar në Instagram një seri fotosh nga dekada e fundit.


“10 vjet nuk mjaftojnë!”, ka shkruar Timberlake krahas një postimi me foto dhe video.

Foto: Getty Images

“Ti më bën bashkëshortë dhe baba më të mirë çdo ditë! Të dua shumë o njeri i bukur!”, tha tutje ylli i muzikës në postim.

Biel, 40 vjeçe, e rindau postimin sentimental në InstaStory, duke shkruar, “Dhjetë vjet”.

Postimi përmbante fotografi nga netët e takimeve romantike të çiftit.

Foto: Jessica Biel/Instagram

Zogjtë e dashurisë, të cilët u martuan në vitin 2012, kanë pasur “ngritjet dhe uljet” e tyre gjatë martesës dhjetëvjeçare – përfshirë kur Timberlake u fotografua dorë për dore me aktoren Alisha Ëainëright në nëntor 2019.

Pavarësisht kësaj, Biel foli për jetën e saj me këngëtarin e “Mirrors” në prill, duke thënë se ajo është “më e lumtura” se kurrë më parë.

“Ndonjëherë ndihem sikur 10 vjet sapo kanë kaluar sa hap e mbyll sytë dhe herë të tjera ndihem sikur: ‘O zot, 10 vjet, kjo është një sasi vërtet e konsiderueshme e jetës së dikujt”, tha ajo gjatë një interviste me Access Hollywood.

Foto: Jessica Biel/Instagram

Një nga pikat kryesore të marrëdhënies së çiftit erdhi vitin e kaluar kur fituesi i “Grammy” u detyrua t’i kërkonte falje publike ish-të dashurës, Britney Spears dhe Janet Jackson pas publikimit të dokumentarit “Framing Britney Spears”.

Filmi, i cili u prodhua nga New York Times, sugjeroi se Timberlake luajti një rol të madh në dëmtimin e karrierës së të dy artisteve – duke i shtyrë përdoruesit e mediave sociale të kritikojnë këngëtarin në internet.

Biel qëndroi në krah të burrit të saj mes reagimit të ashpër dhe dyshja duket se po ia dilnin më mirë se kurrë në atë periudhë.

Theksojmë që çifti janë prindër të dy djemve: Silas dhe Phineas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori