LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber ndalohet nga policia, por shpëton nga dënimi

Justin Bieber ndalohet nga policia, por shpëton nga dënimi
Justin Bieber (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Këngëtari i famshëm botëror, Justin Bieber, është ndalur nga policia e trafikut gjersa ishte me Lamborghini, por ata e liruan pa i shqiptuar ndonjë tiketë dënimi.

Burimet e zbatimit te ligjit kanë thënë për TMZ se një oficer policie i Beverly Hills nxori yllin 25 vjeçar të hënën nga Lamborghini 500.000 dollarësh, pasi nuk kishte targë të përparme dhe dritaret i kishte më të errëta.


Më tej thuhet se Bieber është lejuar të vazhdojë rrugën pa i shqiptuar ndonjë tiketë dënimi. Oficeri nuk e dënoi këngëtarin pikërisht për shkak se ai ishte i sjellshëm, bashkëpunues dhe i respektueshëm, megjithëse duhej të pajtohej se kishte bërë dy shkelje.

Justin Bieber (Foto: Juliano/x17online.com)

Së fundmi, Bieber kishte marrë tiketë dënimi në Beverly Hills, për shkak të përdorimit të telefonit gjatë ngasjes. Këngëtari kanadez po ashtu kishte probleme me ligjin që kur ishte adoleshent. Ai ishte akuzuar për ngasje në ndikim të alkoolit, për sulm të shoferit e të tjera.

Të gjitha lajmet nga Justin Bieber
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Bieber

Sa i përket muzikës, ai ditë më parë paralajmëroi këngën e re, pas duetit të suksesshëm me Ed Sheeran. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Studio vibes.. with my studio chicka ..

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on May 26, 2019 at 2:29pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin

Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin "Time 100"

Magazina
Kalo në kategori