LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber i brengosur për shëndetin e Haileyt: Ai mezi fle

Justin Bieber i brengosur për shëndetin e Haileyt: Ai mezi fle

Justin Bieber thuhet se është shumë i shqetësuar për gruan e tij, Hailey Bieber pas situatës së saj të fundit shëndetësore.

Modelja, 25 vjeçe, u shtrua në spital në Palm Springs të Kalifornisë, për një urgjencë mjekësore të enjten e kaluar.


Hailey u shtrua në spital me simptoma të ngjashme me goditjen në tru, të shkaktuara nga një mpiksje gjaku në tru, tha ajo më vonë në një deklaratë të shtunën (12 mars).

Foto: Getty Images

Tani, një burim për People tha se Justin, 28 vjeç, e ka pasur të vështirë të përballet me shtrimin në spital të gruas së tij.

“Hailey nuk do që askush të shqetësohet për të, por ishte një situatë e tmerrshme për të dy. Justin është ende shumë i shqetësuar. Ai mezi fle. Ai qëndron zgjuar duke e parë ndërsa ajo pushon”, tha një burim i afërt me çiftin.

Ndëerkohë, Hailey detajoi gjithë përvojën e hidhur në një deklaratë të shpërndarë në InstaStory gjatë fundjavës, shkruan People.

“Të enjten në mëngjes, isha ulur në mëngjes me burrin tim kur nisa të kisha simptoma të ngjashme me goditjen në tru dhe u dërgova në spital”, ka shkruar ajo.

“Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në trurin tim, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh. Megjithëse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua!”, tha tutje modelja.

Foto: Getty

Hailey më pas falënderoi ndjekësit e saj për mesazhet e tyre, duke shtuar: “Faleminderit të gjithëve që ju kanë arritur me urime dhe shqetësime, dhe për gjithë mbështetjen dhe dashurinë”.

Sfida shëndetësore e Hailey vjen pasi Justin rezultoi pozitiv me coronavirus muajin e kaluar. Këngëtari i “Love Yourself” tashmë është shëruar nga COVID-19.

Hailey Bieber shtrihet me urgjencë në spital pas një mpiksje gjaku në tru
Lexo po ashtu Hailey Bieber shtrihet me urgjencë në spital pas një mpiksje gjaku në tru

Justin u kontraktua me COVID-19 në shkurt dhe duhej të shtynte data të shumta koncertesh në turneun e tij “Justice World”.

Këngëtarit gjithashtu iu desh të anulonte shfaqjen e tij në Las Vegas, e cila më vonë u shty për në 28 qershor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori