Jurgen Klopp flet para takimit me Man Cityn: E shtuna ditë e vështirë, po përballemi me ekipin më të fortë në vitet e fundit
Jurgen Klopp ka folur para mediave në një konferencë për shtyp para përballjes me Manchester Cityn në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier. Dy ekipet e para në tabelë do të takohen në “Etihad” nesër (e shtunë), me fillim nga ora 13:30.
“Të Kuqtë” hyjnë në këtë përballje pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Brentfordit para pushimit me kombëtare.
Ata janë të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në ligë dhe e kanë mundësinë të kalojnë në krye të tabelës në rast fitoreje.
Sa i përket përballjes me “Qytetarët”, ai ka thënë se e shtuna do të jetë një ditë shumë e vështirë për të dhe ekipin e tij.
“E shtuna është një ditë e vështirë, po përballemi me ekipin më të mirë në botë në vitet e fundit. Rekordi ynë si mysafir i Cityt nuk është i mirë, e di që do më thoni. Ata janë shumë të fortë, asgjë që them unë nuk mund t’i bëjë ata më të dobët, përndryshe do ta thoja vazhdimisht”, është shprehur Klopp.
“Nëse i bëjmë të ndihen të parehatshëm gjatë ndeshjes, kemi një shans. Nëse i lëmë të qetë të bëjnë lojën e tyre, asnjë ekip nuk ka shanse. Ndjej se jemi pak më afër këtë sezon, por ne duhet të fitojmë beteja vendimtare në fushë”, vazhdoi ai.
Sa i përket rivalitetit mes dy skuadrave, Klopp tha se nuk e di nëse është rivaliteti më i madhi, por pranoi që është ndeshja më e vështirë për të.
“A është rivaliteti më i madhi? Nuk e di, por është ndeshja më e vështirë që mund të luash prej vitesh. Tifozët do të vendosin rivalin, por nga pikëpamja e futbollit na duhej kohë për t’u bërë rival në fushë me ta”, deklaroi Klopp./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251