LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp emëron futbollistin që “i mungon” te Liverpooli: Një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë

Jurgen Klopp emëron futbollistin që “i mungon” te Liverpooli: Një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë

Jurgen Klopp ka lartësuar një nga ish-lojtarët e tij në Liverpool, duke thënë se ai është një nga lojtarët më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë.

The Reds do të takohen me Brightonin në Ligën Premier, andaj trajneri gjerman ka folur rreth këtij takimi që e zhvillojnë sot (e shtunë).


Pulëbardhat kanë shijuar një fillim të shkëlqyer në sezonin e ri, duke regjistruar 15 pikë nga nëntë ndeshjet e tyre të para.

Image: PA

Dhe Adam Lallana ka luajtur për skuadrën e Graham Potterit, me Klopp që e ka lavdëruar atë përpara rikthimit të lojtarit në Anfield.

Trajneri gjerman u ankua për lëndimet fatkeqe të Lallanës, duke pretenduar se ai mund të kishte arritur një nivel tjetër nëse do të qëndronte në formë.

Për 33-vjeçarin, Klopp deklaroi: “Jo vetëm në fillim, deri në fund”.

Top 10 trajnerët që kanë arkëtuar më së shumti pikë në shekullin 21
Lexo po ashtu Top 10 trajnerët që kanë arkëtuar më së shumti pikë në shekullin 21

“Më mungon ende Adam për të qenë i sinqertë. Adam vendosi standardet nga dita e parë deri në ditën e fundit dhe ishte vërtet mbresëlënës”.

“Ajo që kam dashur tek ai, një futbollist me aftësi teknike që ka dhe me mentalitetin e punës është vërtet e rrallë”.

“Unë mendoj se ne të gjithë pajtohemi nëse Adami do të kishte pak më pak lëndime, ai mund të kishte arritur në një nivel tjetër”.

Image: PA

Klopp vazhdoi duke i bërë një kompliment të madh Lallanës.

“Një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë”, shtoi ai. “Një person absolutisht i jashtëzakonshëm gjithashtu, kështu që mezi pres ta shoh përsëri”.

Ish-produkti i të rinjve të Southampton kaloi gjashtë sezone në Liverpool, veçanërisht duke fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori