LAJMI I FUNDIT:

Julia Fox thotë se u lidh me Kanye Westin vetëm që ai ta linte të qetë Kim Kardashianin

Julia Fox thotë se u lidh me Kanye Westin vetëm që ai ta linte të qetë Kim Kardashianin

Një prej lidhjeve më të përfolura në media ishte ajo e reperit kontrovers, Kanye West dhe Julia Fox.

Por, Fox së fundmi ka pretenduar se ajo u takua me Kanye West në fillim të këtij viti për të vetmen arsye ‘që ta mbante atë larg nga Kim Kardashiani’ mes divorcit të tyre të diskutueshëm.


“Kisha këtë mendim dhe thash, O Zot. Ndoshta mund ta heq atë nga çështja e Kimit”, tha aktorja në një video të TikTok të hënën (21 nëntor), pasi u akuzua për “takim me një mizogjen dhe antisemit  të dhunshëm”.

Foto: Getty Images

“Ndoshta mund ta shpërqendroj atë, thjesht ta bëj që të më pëlqejë mua”, shtoi Fox.

“Dhe e dija nëse dikush mund ta bëjë këtë, jam unë, sepse kur e vendos mendjen për diçka, unë e bëj atë”, tha tutje ajo.

Ylli i “Uncut Gems”, shpjegoi se ajo prej një kohësh është një fanse e Kim dhe motrave Kourtney dhe Khloe Kardashian.

Foto: GC Images

“Kur pata një linjë mode 10 vjet më parë, ato në fakt blenë rrobat tona dhe i shitën në dyqanet e tyre “Dash”, kështu që unë kam pasur gjithmonë një dashuri për Kimin. Gjithashtu Khloe Kourtney, ato janë vajzat e mia”, shpjegoi Fox.

Modelja, e cila u takua me West nga janari në shkurt, gjithashtu pretendoi se nuk i ishte përgjigjur përparimeve fillestare romantike të fituesit të Grammy.

“Ai më dërgonte mesazhe. Unë me të vërtetë nuk po përgjigjesha. Thash nuk dua të lidhem përsëri me një personazh të famshëm, asgjë nuk vjen prej saj. Ata janë disi të mërzitshëm, nuk janë siç mendoni se do të jenë”, kujtoi 32-vjeçarja.

Foto: Getty Images

Megjithatë, Fox pretendoi se 45-vjeçari e thirri atë dhe madje i bërtiti për sjellje të keqe, që ishte kur ajo vendosi të dilte me reperin për ta mbajtur atë larg Kim.

“Ne folëm vetëm për veshjet dhe idetë dhe planet e çuditshme për të ardhmen dhe shpresat dhe ëndrrat tona për fëmijërinë dhe arsimimin dhe ishte vërtet e bukur”, tha tutje ajo.

Por, kur West “filloi të postonte në Twitter”, duke synuar tiradat e shumta të mediave sociale ndaj Kim dhe të dashurit të saj të atëhershëm, Pete Davidson , Fox vendosi që ajo “ishte jashtë kësaj”.

Foto: GC Images

Ndërsa ajo fillimisht mendoi se mund të ndihmonte reperin “Stronger”, ajo “e kuptoi shumë shpejt se ai nuk donte të merrte asnjë ndihmë”.

“Nuk funksionoi dhe tani jemi këtu, por duke u thënë kështu, unë me të vërtetë e respektoj thellësisht si artist. Nuk dua të lë pas të gjithë karrierën e tij në momentet e tij vërtet të këqija”, vazhdoi ajo.

Modelja e “Playboy” i dha fund romancës me West në shkurt pas gati gjashtë javësh takim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori