LAJMI I FUNDIT:

Juventusit i kthehen Chiesa dhe McKennie, por vazhdojnë të mungojnë katër yje

Juventusit i kthehen Chiesa dhe McKennie, por vazhdojnë të mungojnë katër yje

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, do t’i ketë në dispozicion Federico Chiesan dhe Weston McKennien për ndeshjen e madhe kundër Interit.

Il Corriere dello Sport shkruan se Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt sigurt nuk do të jenë në ndeshje kundër Nerazzurrëve, por Pirlo shpreson të marrë lajme të mira në lidhje me Alex Sandro dhe Juan Cuadrado.


Këta të fundit dolën pozitivë me coronavirus, por Zonja e Vjetër shpreson t’i ketë ata për ndeshjen kundër Interit.

Të dy do t’i nënshtrohen testeve të nevojshme mjekësore për të parë nëse mund të dalin nga izolimi dhe të bashkohen përsëri me grupin.

Nga ana tjetër, gazeta pretendon se McKennie dhe Chiesa janë në dispozicion për të luajtur kundër Interit.

Amerikani është rikuperuar nga një problem muskulor, ndërsa ish-lojtari i Fiorentinas i është dhënë pushimi i mjaftueshëm për t’u rikthyer në aksion pas një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi kundër Sassuolo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori