Juela Nikolli ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën.

Ajo ka folur për periudhën pas Big Brother VIP Albania, karrierën e po ashtu edhe për ish-konkurrentët.


Mes tjerash ka dhënë edhe disa deklarata për disa nga banorët, me të cilët ka qëndruar për një kohë brenda shtëpisë së famshme.

Foto: TikTok

E pyetur nga Ronaldo për Brikena Selmanin dhe Mateo Borrin, ajo thekson se nuk ka besuar kurrë te dashuria e tyre.

Madje shton se ata do të ndahen shumë shpejt për mospërputhje karakteri.

"Nuk kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre. Të kam thënë, pas disa muajsh do të thonë jemi ndarë për mospërputhje karakteri", u shpreh ndër tjerash.

Juela nga ana tjetër pas Big Brother është fokusuar te projektet e saj që lidhen me muzikë. /Telegrafi/

@topalbania_radio “S’kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre”, Juela: Brikena dhe Mateo do ndahen së shpejti…
♬ original sound - Top Albania Radio