LAJMI I FUNDIT:

Ju janë bërë rrobat të vrazhda në prekje: Këto janë shenja që po hidhni shumë detergjent në rrobalarëse

Ju janë bërë rrobat të vrazhda në prekje: Këto janë shenja që po hidhni shumë detergjent në rrobalarëse

Nuk do të gaboni nëse hidhni sasi më të vogël nga ajo që është shkruar në paketim

Sa herë ju ka ndodhur që t’i nxirrni rrobat nga rrobalarësja dhe të duken sikur nuk janë larë fare?

Vëreni njolla të bardha nëpër rroba dhe ato janë të vrazhda në prekje?

Këta janë të gjithë ata tregues që po përdorni shumë detergjent, prandaj rrobat nuk mund të lahen mirë.

Aq më shumë, detergjenti i tepërt do të krijojë shumë shkumë në rrobalarëse, prandaj rrobat do të “ngjiten” njëra me tjetrën dhe kështu nuk do të lahen si duhet, transmeton Telegrafi.

Sa saktësisht detergjent duhet të përdorni?

Mjaftojnë dy lugë për rrobalarëse profesionale e cila mund të lajë rreth 12 kilogramë rroba, domethënë në lugë detergjent për rrobalarëse mesatare e cila zë 8 kilogramë. Nëse lani në dorë, nevojitet edhe më pak detergjent.

Mos i shpenzoni kot paratë: Si të verifikoni lehtë se a do të mund t’i eliminojë të gjitha njollat nga rrobat detergjenti juaj
Lexo po ashtu Mos i shpenzoni kot paratë: Si të verifikoni lehtë se a do të mund t’i eliminojë të gjitha njollat nga rrobat detergjenti juaj

Sasia e detergjentit që nevojitet mund të ndryshojë nga marka në markë, por edhe kur deklarata në faqen e pasme thotë se duhet shtuar më shumë, kini parasysh se ky udhëzim është shkruar nga prodhuesit, qëllimi i të cilëve është të shpenzoni dhe blini më shumë.

Si ta hiqni pjesën tjetër të detergjentit nga rrobat?

Për t’i kthyer rrobat në shkëlqimin e tyre të plotë, duhet të hiqni detergjentin e tepërt që është zhytur në fibra. Është mirë që rrobat t’i njomni në një përzierje uthull dhe ujë. Në një lavaman ose vaskë të thellë, përzieni 1 filxhan uthull në 1 litër ujë dhe lagni rrobat.

Detergjentin për larjen e rrobave gjatë gjithë kohës e përdorni gabimisht: Mësoni mënyrën e duhur
Lexo po ashtu Detergjentin për larjen e rrobave gjatë gjithë kohës e përdorni gabimisht: Mësoni mënyrën e duhur

Fërkoni grumbullimet e dukshme të detergjentit, lëreni të qëndrojë për rreth një orë, më pas vendoseni në makinë për ciklin e larjes. Një metodë tjetër është përgatitja e një kombinimi specifik përbërësish – një enë me ujë të nxehtë, 1/2 filxhan boraks, 1/2 sodë buke dhe një sasi të vogël detergjenti. Shtoni rrobat në vaskë, lagni mirë dhe lërini për katër orë.

Më pas shtrëngojini dhe vendosini rrobat në ciklin normal të larjes. Mund të mos i bëjë rrobat shumë të buta, por sigurisht që do të parandalojë grumbullimin e tepërt të detergjentit ose zbutësit të rrobave në fibra. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori