LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho në takim me njeriun më të pasur në Kinë –spekulime se mund ta merr drejtimin e Guangzhou Evergrande që është në pronësi të Kan Ya

Jose Mourinho në takim me njeriun më të pasur në Kinë –spekulime se mund ta merr drejtimin e Guangzhou Evergrande që është në pronësi të Kan Ya

Jose Mourinho mund të kthehet në drejtim të një skuadre më shpejtë se sa që është menduar, por jo në Evropë, po në Super Ligën kineze.

Që nga dhjetori, futbolli ka mbetur pa Jose Mourinhon që u shkarkua nga Manchester United.


Sipas The Telegraph, Mourinho ka zhvilluar bisedime me njeriun më të pasur të Kinës, Hui Ka Yan, për ta marr drejtimin e skuadrës kineze Guangzhou Evergrande dhe potencialisht edhe për tu bërë menaxher i Kombëtares së Kinës.

Hui është pronar i i Grupit Evergrande dhe njihet si investitor i madh dhe këkron që ta zhvillojë sa më shumë futbollin në vend, ku ka derdhur shumë para.

Mourinho dhe pronari i klubit u takuan gjatë Vitit të Ri Kinez, në fund të janarit, dhe Hui dëshiron të bëjë klubin edhe më të njohur duke e zyrtarizuar këtë nënshkrim të madh.

Bisedimet janë ‘në vazhdim’ sipas gazetës me 56-vjeçarin që është i ngazëllyer nga ideja për të ndihmuar zhvillimin e ligës kineze.

Aktualisht ish-menaxheri i Guangzhou, Marcello Lippi është trajner i ekipit kombëtar të Kinës, ndërsa Fabio Cannavaro e menaxhon skuadrën.

Mourinho është duke e shuar verë me pushime, ndërsa thuhet se i ka refuzuar disa oferta të rëndësishme nga Serie A.

Super Liga kineze ëhstë kthyer në trend, pasi që edhe Rafa Benitez u transferua në Lindjen e Largët duke e marrë përsipër Dalian Yifang. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori