Falë fitores ndaj Trepçës ’89, Prishtina vazhdon të jetë në garë për titull në Ipko Supërligën e Kosovës dhe trofeun do ta kërkojë në javën finale kundër Feronikelit.

Kryeqytetasit janë dy pikë prapa liderit, ashtu që vetëm me fitore në xhiron e fundit do të shpallen kampionë.

Pasi e ka komentuar takimin kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Fadil Vokrri” që skuadra e tij e fitoi me rezultat 3-0, trajneri Mirel Josa ka folur edhe për kryendeshjen e sezonit.

Të gjitha lajmet nga KF Prishtina Të gjitha lajmet nga KF Prishtina

Ai është treguar modest në fjalët e tij duke thënë se është i njohur për cilësinë që posedon kundërshtari.

Josa ka theksuar se e di nivelin e Feronikelit që një skuadër shumë të mirë dhe po ashtu edhe bankën rezervë e ka të mirë. Prandaj, ka deklaruar se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballja në xhiron e fundit. /Telegrafi/