LAJMI I FUNDIT:

Jorginho e dinte se finalja e Euro 2020 kundër Anglisë kishte ‘mbaruar’ kur Saka mori goditjen e penalltisë

Jorginho e dinte se finalja e Euro 2020 kundër Anglisë kishte ‘mbaruar’ kur Saka mori goditjen e penalltisë

Mesfushori Jorginho ka zbuluar se e dinte se Italia e kishte fituar trofeun e ‘Euro 2020’ kur pa anglezi Bukayo Saka u nis për të ekzekutuar një penallti.

Italia mposhti Anglinë me penallti 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në Wembley për të fituar finalen, me portierin Gianluigi Donnarumma që priti dy penallti.

Për habinë e shumë njerëzve, Jorginho, ekzekutuesi kryesor i penalltive të Italisë, u ndal nga Jordan Pickford kur portieri anglez priti që ai të bënte lëvizjen.

Ai hodhi poshtë mundësinë për të fituar finalen, por më pas presioni kaloi te Bukayo Saka, i cili humbi goditjen vendimtare.

Duke u rikthyer prapa, Jorginho pretendon se e dinte që talenti i Arsenalit nuk do të shënonte dhe Italia veçse kishte fituar Kampionatin Evropian.

“U ktheva (pasi humbi penalltinë) dhe ishte një ecje e gjatë, shumë e gjatë. Pashë se ishin Saka dhe Gigio Donnarumma dhe isha shumë i sigurt se ai do ta priste atë. Thashë: “është në rregull, u bë””, ka thënë fillimisht Jorginho për The Telegraph.

Edhe pse Italia fitoi dhe Jorginho mori në dorë trofeun pak më shumë se një muaj pasi fitoi Ligën e Kampionëve, penalltia e tij e humbur ende e acaron atë.

“Unë ende mendoj për finalen, veçanërisht për penalltinë. Njerëzit mund të thonë se nuk ka rëndësi, por ka për mua. Dhemb. Ende dhemb tani, edhe pse fituam”.

“Kushdo që thotë se nuk dhemb, e bën sepse nuk ka rëndësi, është gënjeshtar. Nuk mund ta besoja, Pickford bëri shumë mirë”.

“Unë thjesht mendova “vafshë në djall, i zhgënjeva shokët e skuadrës” sepse ata më besuan aq shumë në atë moment”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Jorginho, i cili është kandidat për çmimin e Topit të Artë 2021, shënoi dy penallti në të njëjtën lojë në fitoren 4-0 ndaj Malmos të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori