LAJMI I FUNDIT:

Jonida Maliqi kujdeset për zërin, tregon se çfarë nuk i lejohet të hajë para natës finale

Jonida Maliqi kujdeset për zërin, tregon se çfarë nuk i lejohet të hajë para natës finale
Foto: Jonida Maliqi/Instagram

Këngëtarja Jonida Maliqi do të ngjitet sonte (e shtunë), në natën finale të “Eurovision 2019”.

Ajo do të interpretojë në gjuhën amtare këngën “Ktheju Tokës”, të cilën e këndoi me përpikmëri në natën e dytë gjysmë-finale të enjten, nga ku edhe mori kualifikimin për në finale.


Mes emocionoesh, Jonida dukej tejet e gatshme për natën e sotme, gjersa po kujdeset që çdo detaj të jetë në vendin e duhur.

Ajo ka publikuar së fundmi në InstaStory një pjatë me ëmbëlsirë, përmes së cilës ka treguar se nuk po i lejohet të hajë para shfaqjes, në të mirë të kordave të zërit.

“Më ndihmojnë shumë familjarët dhe miqtë… S’më lejohet sheqeri këto ditë për kordat e zërit”, ka shkruar ajo në InstaStory, duke treguar se po tregohet e kujdesshme.

Foto: Jonida Maliqi/InstaStory

Përndryshe, Jonida ka treguar në një intervistë për Telegrafin se pas datë 20 maj gjithçka do të vijojë normalisht, dhe mezi pret kthimi në Tiranë te djali i saj, Dani.

"Ktheju Tokës" me përfaqësim dinjitoz, Jonida Maliqi: Jam gati, mezi pres të shkel në skenën e Eurovisionit
Lexo po ashtu "Ktheju Tokës" me përfaqësim dinjitoz, Jonida Maliqi: Jam gati, mezi pres të shkel në skenën e Eurovisionit

“Duhet përkushtim në të dyja rastet dhe për 15 ditë më duhet të fokusohem në këtë sipërmarrje që më është besuar. Danushi pas datës 20 maj do të më ketë totalisht në dispozicion”, ka thënë Maliqi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori