LAJMI I FUNDIT:

Jonida Maliqi me 500 valltarë në provat për Eurovision

Jonida Maliqi me 500 valltarë në provat për Eurovision

Këngëtarja Jonida Maliqi do të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit dhe ajo ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë.

Kënga zyrtare e Jonidës titullohet “Ktheju Tokës” dhe këngëtarja po punon në realizimin e një performance unike.


Jonida ka udhëtuar në Izrael për edicionin e Eurovisionit që mbahet në Tel Aviv.

Në prova ajo është shfaqur me së paku 500 valltarë, antarë të trupës së baletit.

Kështu duket se Jonida po bëhet gati për paraqitjen e saj spektakolare.

Ndërkaq, kënga e saj u prit shumë mirë në rrjetet sociale. /Telegrafi/