LAJMI I FUNDIT:

Johnson: Punëtorët britanik do të kthehen në zyra brenda pak muajve

Johnson: Punëtorët britanik do të kthehen në zyra brenda pak muajve
Kryeministri Boris Johnson

Punëtorët do të kthehen në zyra “brenda disa muajve”, kështu ka parashikuar kryeministri britanik Boris Johnson, duke hedhur poshtë idenë se bllokimet nga pandemia COVID-19 do të dërgojnë në një zhvendosje të përhershme drejt punës nga shtëpia.

Duke folur në një konferencë, Johnson tha se ishte i bindur se punëtorët britanik do të ktheheshin në modelet tradicionale të punës kur të lehtësoheshin kufizimet e bllokimit.

“Unë e di që disa njerëz mund të imagjinojnë se të gjitha konferencat do të jenë kështu, të zhvilluara në Zoom ose Teams. Nuk e besoj. Për asnjë moment. Për disa muaj të shkurtër, nëse gjithçka shkon sipas planit, ne në Britani të Madhe do të rihapim ekonominë tonë. Dhe më pas, më besoni, britanikët do të konsumohen edhe një herë me dëshirën e tyre për një takim të drejtpërdrejtë ballë për ballë”, tha Johnson.

Qeveria britanike pritet të udhëzojë njerëzit të vazhdojnë punën në distancë deri në 21 qershor, kur kufizimet më të gjera të bllokimit janë vendosur të marrin fund.

Aktualisht sipas Worldometer, Britania e Madhe ka rreth 123 mijë të vdekur nga COVID-19. /Telegrafi/