Aktori hollivudian, Johnny Depp ka reaguar ashpër ndaj vendimit gjyqësor, ku u deklarua se ai humbi betejën kundër gazetës britanike “The Sun”.

Në verën e vitit 2019, Depp kishte ngritur padi kundër kësaj gazete, pasi në një artikull aktori cilësohej si ‘abuzues’, shkruan Mirror.

Gjeneza e gjithë kësaj erdhi nga raportet e ashpra që kishte me ish-bashkëshorten, Amber Heard, e cila e akuzoi për dhunë psikike e fizike.

Përmes një deklarate të dërguar te avokati i tij, Depp e ka cilësuar vendimin ‘ befasues dhe pervers’.

“Ky vendim është pervers dhe befasues. E gjithë kjo ishte e planifikuar. Juria është me të meta dhe është e papranueshme që ai të apelojë një vendim të tillë”, thuhej në deklaratë.

Ndërkaq, gjykatësi i lëndës, Nicole kishte thënë se aktori e humbi betejën kundër “The Sun”, pasi artikulli ishte bazuar në fjalë të vërtet.

Sidoqoftë kësaj, edhe gazeta ka dalë me një deklaratë, ku thuhej se ka vite që ata krijojnë kampanja kundër dhunës në familje. /Telegrafi/