LAJMI I FUNDIT:

John Rezaj, ylli i filmit “Albanian Gangster”

John Rezaj, ylli i filmit “Albanian Gangster”
John Rezaj (Foto: Instagram/albaniangangsterfilm)

“Albanian Gangster” është filmi që ka përfunduar xhirimet në vitin 2018 dhe deri më tani ka shfaqur premierën e tij në disa vende të Amerikës, si Beverly Hills, Michigan etj., por jo vetëm pasi dhe Kosova dhe Shqipëria janë njohur me këtë premierë muaj më parë.

Në rolin kryesor të këtij filmi është shqiptari 47 vjeçar nga Vermoshi, John Rezaj, i cili prej 40 vitesh jeton në SHBA.


Ai në fakt nuk e ka profesion aktrimin, por është përzgjedhur nga vetë regjisori dhe skenaristi Matthew A. Brown, si karakteri ideal për realizimin e këtij filmi.

John Rezaj është në rolin e Leon, një shqiptar që është detyruar të mbijetojë në rrugët e Bronx në New York.

Pasi ka dalë nga një kohë e gjatë nga burgu, ai ka një mundësi për t’u takuar me njeriun që e ka futur pas hekurave.

Ndërsa historia përfshin dhunën, krimin dhe gjërat tipike që lidhen me jetën e gangsterëve, regjisori ka theksuar se nuk është duke promovuar këtë stil jetese.

Qëllimi i tij dhe është të tregojë realitetin, një histori të vërtetë të vështirësive që shumë emigrantë përballen pas mbërritjes së tyre në Amerikë. Kolona zanore e filmit janë shtatë këngë të Unikkatil dhe një nga Ledri Vula.

Ai ka dhënë një intervistë për emisionin Wake Up në Top Channel, të cilën mund ta shikoni duke klikuar këtu.

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori