LAJMI I FUNDIT:

Joao Cancelo me akuza të rënda ndaj Guardiolës, e cilëson atë një “gënjeshtar”

Joao Cancelo me akuza të rënda ndaj Guardiolës, e cilëson atë një “gënjeshtar”

Joao Cancelo në një intervistë të dhënë së fundmi ka shpërthyer në ‘ofendime’ ndaj klubit të tij mëmë Manchester Cityt, aty ku ka akuzuar trajnerin Pep Guardiola për ‘gënjeshtrat’ që ka thënë në publik.

Reprezentuesi portugez po luan momentalisht në formë huazimi tek Barcelona, pasi kishte shpenzuar pjesën e parë të vitit të kaluar si huazim tek Bayern Munich.


Raportimet sugjeruan se Guardiola nuk ishte i lumtur me reagimin e Cancelos pasi u la jashtë formacionit startues në sezonin që ‘Qytetarët’ e fituan tripletën.

Sido që të jetë, në një intervistë për mediumin portugez A Bola, 29-vjeçari ka folur rreth këtyre pretendimeve të Guardiolës.

“Gënjeshtra u thanë. Unë nuk kam qenë asnjëherë një shok skuadre i keq dhe mund t’i pyesni (Nathan) Aken ose Ricon (Lewis). Unë nuk kam ndonjë kompleks superioriteti apo inferioriteti karshi tyre, kjo është vetëm sipas mendimit të trajnerit”, ka thënë fillimisht Cancelo.

Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën
Lexo po ashtu Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

“Unë qëndrova sepse nuk ishte e vërtetë. Unë mendoj se Man City ishin paksa mosmirënjohës ndaj meje kur e thanë këtë, sepse unë isha një lojtar shumë i rëndësishëm gjatë viteve sa i kalova aty”.

“Unë kurrë nuk kam dështuar që t’i përkushtohem klubit dhe tifozëve, gjithmonë kam dhënë më të mirën. E kujtoj kohën kur shtëpia ime u sulmua dhe të nesërmen ne po luanim ndaj Arsenalit”.

“Këto janë gjëra që nuk mund t’i harroni. Unë e lash gruan time dhe vajzën të vetme në shtëpi, të tmerruara. Njerëzit do ta kujtojnë këtë vetëm sepse Guardiola ka më shumë fuqi se unë kur ai thotë diçka”, përfundoi portugezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori