LAJMI I FUNDIT:

Jetonte shumë pranë epiqendrës së tërmetit fatal, aktorja e njohur e serialeve turke Cansu Dere raportohet e zhdukur

Jetonte shumë pranë epiqendrës së tërmetit fatal, aktorja e njohur e serialeve turke Cansu Dere raportohet e zhdukur

Tërmeti në Turqi dhe Siri i ndodhur më 6 shkurt ka shkaktuar një impakt dhe bujë të madhe në mbarë botën.

Katër ditë pasi ndodhi kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë po shuhen dhe për momentin ka më shumë se 21,000 viktima të tërmetit të vdekur, 75,000 të plagosur dhe nuk dihet numri i të zhdukurve.


Media të shumta ndërkombëtare kanë raportuar për zhdukjen e aktores Cansu Dere, yll i telenovelave turke si “Madre” dhe “Megnificent Century”, shkruan revista spanjolle HOLA.

Cansu Dere (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images)

42-vjeçarja e cila jetonte në afërsi të epiqendrës ku ndodhi tërmeti, është zhdukur që nga tragjedia në vendin e saj dhe nuk ka dhënë shenja jete.

Cansu Dere është një aktore dhe modele e cila filloi karrierën e saj të aktrimit pasi fitoi vendin e dytë në konkursin e bukurisë “Miss Turqia 2000”. Artistja e lindur në Ankara, arriti një popullaritet të madh në vendin e saj dhe shumë nga pjesa tjetër në botë falë serialeve turke.

Pavarësisht reperkusionit ndërkombëtar që po sjell informacioni për zhdukjen e saj për momentin, mediat kryesore turke nuk kanë raportuar se çfarë ka ndodhur dhe aktorja nuk është rishfaqur në rrjetet e saj sociale dhe as askush nga ekipi i saj nuk e ka mohuar apo konfirmuar lajmin, duke shkaktuar shqetësim të madh tek ndjekësit e saj.

Cansu Dere (Foto: Jose Oliva/Europa Press via Getty Images)

Për momentin as familja dhe as përfaqësuesi i saj për media nuk kanë vendosur të komentojnë për zhdukjen e supozuar të Cansut.

Informacioni i fundit që dihet për këtë aktore turke është se në fund të janarit të kaluar ajo pësoi një zjarr në shtëpinë e saj në Stamboll.

Mesa duket fillimisht u tha se ngjarja u shkaktua nga macet e saj që rrëzuan disa qirinj të ndezur në shtëpinë e saj, por menaxheri i yllit turk zbuloi se nuk ishte kjo arsyeja, por një qark i shkurtër elektrik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori