Jennifer Lopez kalon një mbrëmje me fëmijën e saj dhe atë të Ben Affleck, lidhja mes familjeve mbetet e fortë


Edhe pse martesa e tyre përfundoi në vitin 2025, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhdojnë të ruajnë një raport të afërt për hir të fëmijëve.
Kjo u pa edhe së fundmi, kur këngëtarja dhe aktorja kaloi një mbrëmje në koncertin e Ariana Grande në Los Angeles në shoqërinë e djalit të saj, Oskar, dhe Fin, fëmijës së Ben Affleck.
Artistja 56-vjeçare u shfaq me një veshje elegante në ngjyrë krem, ndërsa Oskar, 18 vjeç, dhe Fin, 17 vjeç, u panë duke kaluar momente të këndshme së bashku gjatë eventit të mbajtur në Kia Forum në Inglewood të Kalifornisë, shkruan DailyMail.

Jennifer është nënë e binjakëve Oskar dhe Max, të cilët i ka nga martesa me Marc Anthony. Ndërkohë, Ben Affleck ka tre fëmijë nga lidhja me Jennifer Garner: Violet, Fin dhe Samuel.
Pavarësisht divorcit të finalizuar në shkurt 2025, marrëdhëniet mes familjeve kanë mbetur të ngushta.

Vetë Affleck ka folur më parë me shumë vlerësim për Jennifer Lopez dhe raportin e saj me fëmijët e tij, duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë një person i rëndësishëm në jetën e tyre.
Ai ka pranuar gjithashtu se marrëdhëniet me fëmijët e Jennifer janë një nga gëzimet më të mëdha të jetës së tij.
Së fundmi, Lopez ka treguar se ndihet krenare për mënyrën se si ka rritur binjakët e saj, duke theksuar se ata tashmë po përgatiten për një kapitull të ri në jetën e tyre, atë të studimeve universitare. /Telegrafi/
















































