LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez dhe Ben Afleck të pandashëm, çifti shihen të lumtur në shoqërinë e vajzës 13-vjeçare të këngëtares

Jennifer Lopez dhe Ben Afleck të pandashëm, çifti shihen të lumtur në shoqërinë e vajzës 13-vjeçare të këngëtares

Ben Affleck dhe e dashura e tij, Jennifer Lopez dukeshin si një çift i lumtur teksa u fotografuan me vajzën 13-vjeçare të këngëtares, Emme.

Pasi blen një palë syze të reja për adoleshenten, çifti u panë duke u larguar të kapur dorë për dore.


Për daljen e tyre, 52-vjeçarja kishte veshur një pallto të gjatë gri, xhemper dhe pantallona të kombinuar dhe një maskë mbrojtëse mbante në fytyrë.

Foto: Backgrid

Ndërkohë, partneri i saj, 49 vjeç, kishte të veshur një xhaketë sportive, syze dielli, triko të thurur dhe bluzë të thjeshtë gri.

Vajza e vogël e Lopez-it kishte një xhaketë xhins, një bluzë të bardhë, pantallona veluri të zeza dhe atlete “Converse”.

Kjo dalje e tyre erdhi vetëm disa ditë pasi Ben e quajti ‘të bukur’ romancën e tyre, teksa zbukuronte kopertinën dhjetor/janar të revistës WSJ.

Foto: Backgrid

“Mund të them se është padyshim e bukur për mua”, tha Affleck për revistën për ribashkimin me yllin e muzikës.

“Jeta ime tani pasqyron jo vetëm personin që dua të jem, por personin që ndihem vërtet si jam – gjë që nuk është perfekte, por dikë që përpiqet shumë dhe kujdeset shumë për të qenë i sinqertë, autentik dhe i përgjegjshëm. Është e vështirë të thuash se kush përfiton më shumë, pa hyrë në detaje të thashethemeve”, u shpreh aktori.

“Dhe është një histori e mirë. Është një histori e madhe. Dhe, e dini, ndoshta një ditë do ta tregoj. Do t’i shkruaj të gjitha. Dhe pastaj do ta ndez në zjarr”, shtoi ai.

Foto: Backgrid

Affleck diskutoi gjithashtu rëndësinë e kufijve ndërsa trajtoi spekulimet rreth marrëdhënies së tyre, shkruan DailyMail.

“Mund të shkruash hamendje për këtë, por një nga mësimet më të vështira që kam mësuar është se nuk është e mençur të ndash gjithçka me botën. E di që ndihem më rehat duke pasur ato kufij të shëndetshëm në jetën time rreth të cilave, në mënyrë miqësore dhe të drejtpërdrejtë, ju them, thjesht nuk dua të flas për marrëdhënien time personale në media. Unë do të ushtrojë pak vetëpërmbajtje”, ka thënë tutje Afleck.

Affleck dhe Lopez e rindezën marrëdhënien e tyre në prill, gati 17 vjet pasi prishën fejesën e tyre dhe vetëm disa javë pasi ajo u nda me ish të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, 46 vjeç.

Foto: WSJ Magazine

Çifti madje festoi së bashku Ditën e Falënderimeve.

Affleck dhe Lopez fillimisht u lidhën në vitin 2002 pas takimit në xhirimet e “Gigli”.

Ata u fejuan dhe do të martoheshin në shtator 2003, por e shtynë dasmën e tyre dhe përfundimisht u ndanë në janar 2004.

Foto: Getty Images

Marrëdhënia e rindezur e çiftit erdhi si një tronditje për fansat. Jennifer konfirmoi fundin e lidhjes së saj me Rodriguez në prill pasi dyshja ishin në lidhje për katër vjet dhe ishin të fejuar prej dy vitesh.

Affleck më parë ishte i martuar me Jennifer Garner, duke i dhënë fund martesës së tyre gati dhjetëvjeçare në vitin 2015.

Ish-bashkëshortët, të cilët kanë vajzat Violet, 15, Seraphina, 12 dhe Sam nëntë vjeç, përfundimisht finalizuan divorcin e tyre deri në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Kalo në kategori