LAJMI I FUNDIT:

A jeni më inteligjent seç mendoni?

A jeni më inteligjent seç mendoni?

Teoricienët theksojnë që inteligjenca është potencial, jo aftësi e zhvilluar plotësisht

Besohet që ajo paraqet kombinimin e karakteristikave të lindura të sistemit nervor dhe inteligjencës së zhvilluar, të formësuar me përvojë dhe mësim, transmeton Telegrafi.

Supozojmë që secili nga ne për veten mendon që është inteligjent, madje edhe nëse dyshoni, këto shtatë shenja do t’ju tregojnë që jeni më inteligjent sesa mendoni.

Kenë mësuar që të luani në instrument muzikor – shumë hulumtime kanë treguar që kjo ndihmon në zhvillimin e fëmijës. Vetëm një muaj edukim muzikor është i mjaftueshëm që vogëlushët e moshës prej katër deri në gjashtë vjeç dukshëm përmirësojnë aftësinë e tyre të mësimit.

Keni dëshiruar të lexoni kur keni qenë fëmijë – Nëse shumë herët keni treguar dashuri ndaj fjalës së shkruar, është më se e sigurt që jeni shumë inteligjent. Në studimin i cili ka përfshirë 2.000 çifte binjakësh është konstatuar që ata të cilët më herët kanë mësuar të lexojnë kanë pasur rezultate më të mira të testeve në moshën e rritur, ndërkaq leximi nga mosha e vogël përmirëson aftësitë verbale dhe joverbale.

Jeni spirituoz – Lidhja midis kuptimit për humor dhe inteligjencës padyshim ekziston. Me rastin e një hulumtimi, 400 nxënës kanë zgjidhur testin e inteligjencës, ndërkaq pastaj është dashur të shpikin tituj argëtues për skenat nga filmat e vizatuar. Titujt e nxënësve me koeficient më të lartë të inteligjencës kanë qenë më spirituozë.

Jeni kureshtarë – Njerëzit e këtillë kanë mënyrë të stërholluar të të menduarit, vazhdimisht u interesojnë zbulimet e gjërave të reja dhe dëshirojnë që vazhdimisht të zhvillohen si person.

E doni rrëmujën – Kaherë është konstatuar koncepti i kaosit kreativ, ndërkaq shkencëtarët konstatojnë që rrëmuja u shërben si karburant njerëzve kreativë. Nuk jeni të detyruar ta fajësoni veten për shkak të kësaj dhe ta ngarkoni me përpikëritë, por lëreni tavolinën tuaj të punës ashtu siç është, nëse kjo gjë ju inspiron.

E doni jetën e natës – Përgjithësisht, ata të cilët dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë të zgjuar janë më inteligjentë se njerëzit të cilët herët shkojnë të flenë gjumë. Si e kanë konstatuar këtë shkencëtarët? Sipas natyrës, njeriu nuk është i aftë të punojë dhe të jetë kreativë natën, ndërkaq njerëzit inteligjentë shkojnë vonë në krevat, sepse synojnë zgjerimin e kufijve të aftësive vetjake. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori